Jeton Zogjani në mes aktrimit dhe politikës!

By

Kryqëzimi i artit dhe aktivizmit politik janë dy fusha të përcaktuara nga një fokus i përbashkët i krijimit të angazhimit që zhvendos kufijtë, ndryshon marrëdhëniet dhe krijon paradigma të reja.

Si aktivistët, ashtu edhe artistët, punojnë në sfidat e të panjohurës dhe të paparashikuarit që për një shtet si ne, të ketë diversitet në çështjet e vendimmarrjes.

Dhe kjo është arsyeja pse shumë artistë kanë aderuar në subjektin e AAK-së, në krye me Ramush Haradinajn.

Këta artistë përkrahin Ramush Haradinajn për Kryeministër (FOTO)

Ndër të tjerësh edhe Jeton Zogjani u bë pjesë e këtij subjekti politik, kah mesi i gushtit. Ai, një aktor i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, batutat e të cilit i përmendim shpesh në biseda të rëndomta, si drenicaku në serialin vendor ‘O sa mirë”.

Lajmin asokohe e kishte bërë të ditur vetë Haradinaj, duke shkruar në një postim zyrtar në Facebook.

Image may contain: 1 person, indoor

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogjani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike. Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova.”

Me aderimin e shumë artistëve në sferën e politikës, përkatësisht në AAK, paraqet një thirrje sensibilizimi. Aktorë e muzikantë, kanë të drejtën të flasin për politikë, sepse ata janë qytetarë, e rrjedhimisht AAK-ja përkrah idenë që mendimi dhe kërkesa e çdo qytetari pa marrë parasysh profesionin dhe statusin socio-ekonomik, duhet të konsiderohet.

View this post on Instagram

@ramushharadinajks

A post shared by Jeton Zogjani (@jetonzogiani) on

Jeton Zogjani nëpër intervista kishte pohuar se arsyeja pse po përkrah këtë subjekt, është që të ketë një rol aktiv në ngjarjet politike të vendit. Dhe pikërisht ideologjia dhe qëndrimi shumë stoik i Haradinajt, e sidomos taksa që ai vendosi, ishte njëra nga arsyet e forta se pse ai përkrah Ramush Haradinajn dhe subjektin AAK.

Prezantimin e kandidatit Jeton Zogjani, nga radhët e koalicionit AAK-PSD, me numër 102 mund ta ndiqni duke klikuar këtu. /Prive.al

Artikull i sponsorizuar.

Artikuj të ngjashëm