Këta artistë përkrahin Ramush Haradinajn për Kryeministër (FOTO)

By

Më 6 tetor, Kosova shkon në zgjedhje!!!

Qytetarët e vendit tonë do të dalin për të votuar Kryeministrin e ri.

Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD, Vjosa Osmani LDK, Kadri Veseli PDK, Albin Kurti nga LDK e Fatmir Limaj nga NISMA, janë kandidatët për të cilët populli do të vendosë kush do të ulet në fron për katër vitet e ardhshme.

Në këtë kohë zgjedhjesh, shumë njerëz po e mbështesin Ramush Haradinajn, marrë parasysh tubimet e tij me një numër të madh njerëzish por persona të shumtë edhe nga fusha e artit.

Shumë artistë shqiptarë janë në përkrahje të AAK-së për Haradinajn si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Nisur nga Labinot Tahiri.

Këngëtari i mirënjohur shqiptar që paraprakisht ishte në AKR, iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe përkrahjen e tij për Haradinajn e dëshmon vazhdimisht përmes rrjeteve sociale dhe kudo në tubime me qytetarë.

Pas tij, edhe njerëz nga aktrimi iu bashkuan kësaj partie.

Aktori nga seriali më i njohur vendos “O sa mirë” Jeton Zogjani.

“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook në ditën e njoftimit.

Image may contain: 1 person, indoor

Përkrahjen e tij për AAK-në dhe Ramush Haradinajn, si Kryeministër, vazhdimisht e ka shprehur edhe frizeri më i njohur shqiptar, Kaci Lleshi dhe Zoja, motra e tij.

Në debate televizive, Lleshi u shpreh: “Unë kam qenë vazhdimisht prap Haradinjat, duke e përkrahur”.

Image result for kaci lleshi ramush haradinaj

Emra të tjerë nga muzika si Aida Doçi e Adelina Berisha, ishin poashtu të pranishme në disa tubime të Kryeministrit në detyrë dhe partisë së tij, duke dëshmuar kështu publikisht mbështetjen e tyre për këtë parti politike.

Image result for kaci lleshi ramush haradinaj

Image result for kaci lleshi ramush haradinaj

Pëlqimin për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë shprehur edhe ish-çifti më i njohur i estradës, Nora dhe Roberti.

Dyshja edhe pse të ndarë, përkrahin të njëjtën parti dhe këtë e dëshmuan javë më parë përmes Instagramit ku vunë në profile Besnik Tahirin, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD.

Ata kërkuan nga fansat e tyre për ta votuar në zgjedhje në mënyrë që Tahiri të zë një karrige në kuvendin e Kosovës.

Përveç këtyre emrave të njohur të artit, partisë së Haradinajt iu bashkua së fundmi edhe trajneri i kampiones së Xhudos, Majlinda Kelmendit, Driton Kuka.

“Sot jam jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj ndërsa dha lajmin për Kukën.

Driton Kuka i bashkohet AAK-së

Këto personazhe publike dhe shumë njerëz të tjerë nga fusha të ndryshme, iu bashkuan AAK-së dhe Ramush Haradinajt, për Kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Gati për fitoren e madhe të 6 tetorit”, tha Haradinaj sot nga Parku i Gërmisë.

Gati për zgjedhje – VOTO!!!/Prive.al

Artikull i sponzorizuar

 

Artikuj të ngjashëm