Ecja e çuditshme e modelit në pasarelë, morri vëmendjen e shumë të famshmëve

By

Takoni obsesionin e ri të preferuar të internetit!

View this post on Instagram

Maison Margiela AW19 Artisanal 🐎🖤

A post shared by Leon Dame (@leondame) on

Modeli Leon Dame morri vëmendjen në pasarelë, të mërkurën pasi mbylli shfaqjen Maison Margiela SS20 gjatë Javës së Modës në Paris. Modeli gjermani përfundoi natën me një ansambël tërheqës – çizmet me taka të larta, një xhaketë të zezë elegante dhe pantallona të shkurtra boksi, por ishte ecja e tij e pabesueshme – që i bëri njerëzit të flisnin.

Leon po sfilonte me rrobat nga koleksioni John Galliano, krijimet e të cilit kanë prirje drejt militarizmit. Kështu që zgjedhja e Leon për ecjen e çiftuar me një vështrim të ashpër ishte aksesori i përsosur për ansamblin!

Modeli, e cili është vetëm 20-vjeçar, bëri që interneti të gumëzhijë pa ndalur me ecjen e tij epike.

Përveç ecjes së tij ndërsa Anna Wintour po shijonte shfaqjen nga rreshti i parë, ai mori edhe vlerësime të larta nga të famshëm të tjerë si ylli  i Real Housewives of Beverly Hill, Lisa Rinna e cila hyri në rrjete sociale për të lavdëruar punën e tij. “E qartë se ky është kafsha ime shpirtërore”, postoi ajo me një video të shfaqjes.

Lisa nuk ishte ylli i vetëm i impresionuar me punën e Leon. Ai mori “dhuratën e finale” pasi Rihanna e ndoqi atë në Instagram. Pra, është e sigurt të thuhet se ecja e tij është e çertifikuar nga Rihanna! Jo se ai ka nevojë për vulën e aprovimit të askujt, sepse Leon nuk është i ri në këtë industri. Në fakt, ai është një favorit i Margiela, dhe ka modeluar për ta në shfaqje të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm