Rita Ora ka në lidhje të veçantë me nënën e saj, mirëpo në vitet e adoleshencës së saj raporti i tyre ka vuajtur mjaft si shkak i rebelimit të Ritës.
Problemet e Ritës si një adoleshente e pabindur filluan atëherë kur nëna e saj Rita Ora u sëmur rëndë. Ajo u diagnostifikua me kancer në gji e që duhej t’i nënshtrohej mazektomisë.
Në një intervistë të mëhershme, Vera zbuloi se, kur u diagnostikua në vitin 2005: ‘Rita u rebelua pak, duke u larguar nga shkolla për disa javë. Ishte shpëtimi i saj mendor. ‘
Vera, e cila iu nënshtrua një mastektomie pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në moshën 39 vjeçare, shtoi: ‘E gjithë familja vuan ende nga ankthi që shkakton kanceri. Rita shqetësohet dhe ndonjëherë ka sulme paniku. ‘
Këngëtarja Rita, më parë foli hapur edhe për shqetësimet e saja që u shkaktuan nga periudha e vështirë, kur nëna e saj ishte në rrezik për jetë.
“Vdekja është fobia ime më e madhe,” pohoi Rita për The Sun. “Kam pasur sulme paniku kur isha i më e re, duke thënë: “Mama, nuk dua të vdes.” Unë kam qenë në terapi dhe ende përpiqem të shkoj çdo javë. ”
E gjithë kjo eksperiencë e vështirë për Ritën dhe familjen e saj, e bën atë që të shohë në një dritë më ndryshe kujdesin ndaj vetes dhe kontrollat rutinore.
Në llogarinë e saj në Instagram, Rita numëron 15 milion ndjekës, dhe këtë platformë ajo përdor gjithnjë për t’i dhënë zë çështjeve të rëndësishme jashtë profesionit të saj.
Në llogarinë e saj në Instastory, ndau me ndjekësit e saj, një porosi që vlen për të gjitha femrat:
“Në të vërtetë asnjëherë nuk kam folur hapur se sa e rëndësishme është për në vajzat, të bëjmë Pap-teste vjetore të rregullta që të parandalojmë kancerin e qafës së mitrës. Është jetësore të ruajmë veten dhe të ardhmen tonë kundër shkaktarit më të zakonshëm dhe të evitueshëm të kancerit te gratë. Jam e bekuar që kam një platformë kaq të madhe në mënyrë që të flas për çështje të rëndësishme dhe dua të ndihmoj të rrisë ndërgjegjësimin e vajzave në të gjithë botën.” – shkroi Rita në postimin e saj. /Prive.al