Princesha Beatrice është fejuar me Edoardo Mapelli Mozzi, njoftoi sot pallati mbretëror Buckingham në Londër.
“Ne të dy jemi shumë të entuziazmuar që jemi duke ja filluar kësaj aventure të jetës së bashku dhe nuk mund të presim që të martohemi. “– tha dyshja në një deklaratë.
Ndërsa ishin me pushime në Itali në fillim të këtij muaji, Edoardo i propozoi princeshës Beatrice me një unazë mahnitëse Shaun Leane.
Thuhet se dyshja e cila bëri debutimin e tyre zyrtar në Mars, zbuloi se dasma do të realizohet vitin e ardhshëm.
Për fotot e tyre zyrtare të fejesës u përkujdes motra e vogël e princeshës, Princesha Eugenie.
31-vjeçarja Beatrice, dukje më e bukur se kurrë e veshur me një fustan klasik me lule Allia të Zimmerman. Princesha Beatrice është e nënta në radhë për fronin britanik.
Burimi: People.com