Djalë apo vajzë? Gaz Paja zbulon gjininë e bebes që pret Ira

By

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja, siç është bërë e ditur në muajin Gusht, së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Ira Seferi është në një pritje të ëmbël, pak muaj pasi çifti kurorëzoi dashurinë në martesë.

Për dasmën dhe për fëmijën që do të vijë së shpejti, aktori i njohur ka folur për herë të parë në emisonin “Soiree” në Top Channel.

Video Player

Gjininë e fëmijës Gaz Paja e zbuloi pasi i ‘rrëshqiti’ nga goja teksa ishte duke folur për raportet e tij me të parin e Tiranës, Erion Veliaj. “Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë”, është shprehur Gaz Paja duke zbuluar në këtë mënyrë gjininë e bebes.

Artikuj të ngjashëm