Larg atdheut por Skerdi dhe Anxhela Martini janë me Shqipërinë pas tërmetit

By

Pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, që la të lënduar dhjetëra njerëz dhe shumë dëme materiale, të famshmit kanë shprehur mbështetjen e tyre dhe janë lutur për të gjithë të prekurit bashkë me shumë liderë shqiptarë.

Pas Alban Skenderajt, Gold Ag-së, Fifit e Albana Osmanit, Skerdi dhe Anxhela Martini edhe pse larg vendit të tyre, kanë reaguar pas asaj që ndodhi në atdheun e tyre.

Skerdi bëri një postimi në instastory duke thënë: “Zoti na ruajt” ndërkaq Anxhela tha: “Zoti i pastë në mbrojtje shqiptarët”.

Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 56 persona janë lënduar, 187 banesa janë dëmtuar në Tiranë ndërkaq në Durrës 188./Prive.al

Artikuj të ngjashëm