Alban Skënderaj bënte ‘selfie’ shumë kohë para se të bëhej ‘cool’

By

Atëherë pa nisur mirë, një historik i shkurtër i konceptit ‘selfie’ që ne sot e bëjmë gjatë gjithë kohës.

‘Selfie’ ose nëse bukfalisht e përkthejmë ‘një vetvete’ (për hir të estetikës së të shprehurit, vazhojmë me selfie) daton që nga viti 1839, kur Robert Cornelius, një pionier amerikan në fotografi, prodhoi një dagerotip (një fotografi e bërë nga një proces fotografik i hershëm, i cili përdor një pllakë të argjendtë të sensibilizuar me jod dhe avujt e merkurit) të vetvetes e cila përfundoi si një nga fotografitë e para selfie. Një kopje e “selfie-s së tij” të parë është në gurin e varrit të tij në Laurel Hill Cemetery në Philadelphia, Pennsylvania.

Image result for selfie kornelius

Interesante, apo jo? Vazhdojmë tani shumë vite më pas.

Koncepti i ngarkimit të fotografive selfie , megjithëse me një aparat fotografik të disponueshëm dhe jo një smartphone, daton në një faqe në internet të krijuar nga australianët në Shtator 2001, përfshirë fotografitë e bëra në fund të viteve 1990 (të kapura nga Arkivi i Internetit në Prill 2004).

Mirëpo i gjithë trendi i ‘selfie’ filloi në vitin 2013, dhe në Nëntor 2013, fjala “selfie” u shpall si “fjala e vitit” nga Oxford English Dictionary, e cila i dha vetë fjalës një origjinë australiane.

Sot, Alban Skënderaj publikoi një foto ‘sefie’ kohën kur duhet të ketë vetëm një djalosh i ri adoleshent duke shkruar “Kështu dilnin selfie-t në vitet e 90-ta.”, ku ai shfaqet ne një plazh diku në Shqipëri.

View this post on Instagram

Keshtu dilnin selfie-t ne vitet 90 🙄😅

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Kujtojmë që mbrëmë Albani ishte pjesë e koncertit historik të Capital TTime Capsule duke kënduar një bashkëpunim të dyshes e cila është publikuar para gjashtë vitesh, kënga ‘Ëndërr’. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm