Era Istrefi, për projektin e saj të ri në bashkëpunim me Offset dhe Yellow Claw

By

Era Istrefi po vazhdon të eksperimentojë me muzikën e saj duke provuar stile dhe ritme të ndryshme. Në gusht, ajo publikoi bashkëpunimin e saj të fundit me hip-hop artistin rus që njihet me nofkën Sayonara Boy.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka bashkëpunuar edhe me disa artistë shumë në zë në gjithë botën, për të surprizuar fansat e saj me një projekt të ri.

Yellow Claw janë dyshe DJ dhe producent nga Hollanda më saktë nga Amsterdami. Muzika e dyshes është një miksim i një gamë të gjerë të zhanreve dhe shpesh përfshin elemente nga trap, hip hop, dubstep, big room house, hardstyle dhe moombahton.

Image result for yellow claw

Në anën tjetër Offset e njohim edhe si bashkëshorti i reperes së famshme amerikane Cardi B. Ai është reper, këngëtar dhe kantautor nga Lawrenceville, Georgia. Ai është anëtar i treshes muzikore hip hop dhe trap Migos, krahas kushërinjve Takeoff dhe Quavo.

Image result for offset

Projekti i tyre i ri pritet të lansohet këtë të premte, dhe marrë parasysh prapavijën e këtyre artistëve, fansat në llogarinë e Instagramit të Erës, janë më se të ekzaltuar për lansimin e projektit. /Prive.al

View this post on Instagram

FRIDAY

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Artikuj të ngjashëm