Supermodelja me famë botërore, Vildane Zeneli flet për herë të parë në intervistë me gazetarin Artan Telakun për jetën e saj në Amerikë.
Ajo u largua me familjen në moshë shumë të vogël, por fillimi atje ishte shumë i vështirë pasi që u bë pre e shumë ngacmimeve.
Më vonë fiziku i saj bëri që ajo të nënshkruaj kontratë me një agjenci modelesh për tu bërë më pas imazh i shumë brendeve të njohura.
U përfol për operacione të shumta plastike, por ajo në Prive rrëfen se ka bërë përkohësisht vetën pjesën e sipërme të buzëve.
Është komentuar se familja nuk i flet por që ajo e demanton duke shtuar se raporti me ta është i shkëlqyeshëm.
Përpos familjes lajm është bërë edhe një foto me 50 cent që u tha se janë në lidhje por kjo nuk është e vërtetë pasiqë Vildanja ka qenë vetëm imazh i kompanisë së tij.
Ndërsa në videon e mëposhtme mund të dëgjoni për të parën herë një pjesë nga kënga e saj./Prive.al