Ronela organizoi festë madhështore për ditëlindjen e 30-të (FOTO)

By

Pak ditë më parë, Ronela Hajati mbushi 30 vjet.

Këngëtarja mori shumë urime nga familja dhe miqtë e saj, disa prej të cilave edhe vendosi t’i ndante me ndjekësit e saj.

Ditë më pas, konkretisht mbrëmë, Ronela organizoi festë madhështore dhe këtë e zbuloi sërish përmes rrjeteve sociale.

Dekori në një hapësirë të gjelbër ishte shumë interesant dhe i mbushur me njerëz të veçantë të cilët e rrethojnë artisten në përditshmëri.

Ronela publikoi shumë fotografi në Instagram dhe falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj feste si dhe organizatorët./Prive.al

Artikuj të ngjashëm