Merr fund periudha e qetësisë: Noizy gati për rikthimin e zhurmshëm

By

Reperi Noizy ka qenë më i heshtur kohëve të fundit.

Vera e 2019-tës ishte tërësisht ndryshe nga ato që kemi parë më herët. Më pak projekte muzikore, më pak zhurmë, më pak koncerte.

Megjithatë, qetësia duket të ketë qenë pjesë e menduar nga reperi i cili mbase ka pasur nevojë edhe për pak pushim.

Por, kjo periudhë mbaron me kaq sepse Noizy është gati për të qëlluar në shenjë.

Përmes rrjeteve sociale ai ka paralajmëruar projektin e tij të ri i cili publikohet nesër nën mbishkrimin:

‘’Këta po më shtojnë mu një diss, unë e shtoj edhe një garazhë. Sa e bleva një lambo, zi, all black. Nesër dalim armatimet tona’

Jemi gjithë sy e veshë për të parë rikthimin e Noizyt pas kësaj periudhe të qetësisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm