A do të ketë sezonë të re për serialin e famshëm “La Casa De Papel”?

By

Kthimi i sezonit 4-t i “La Casa De Papel” në Netflix është i sigurt!

Krijuesi Alex Pina konfirmoi që seriali po përgatitet për një vazhdim të sezonit të tretë, i cili është transmetuar në platformë që nga 19 korriku 2019.

Sipas Lad Bible, Pina tha në një konferencë për shtyp se sezoni i 3-të nuk është fundi i serialit. Megjithëse Netflix nuk e ka njoftuar zyrtarisht kur do të transmetohet , krijuesi konfirmoi se do të kishte sezon të katërt.

Shfaqja nuk është vetëm një hit në rajonet që flasin spanjisht, ku Netflix është në dispozicion. Abonentët nga Italia, Franca, Kili, Brazili, Portugalia dhe Argjentina janë gjithashtu të fiksuar në serial. Përveç shikueshmërisë së tij, seriali kohët e fundit fitoi çmimin për  “Seriali më i mirë dramë” në International Emmy Awards.

Artikuj të ngjashëm