Sapo dolëm nga një festival që i tregoi mbarë botës se sa gazmorë e festivë janë shqiptarët.
“Sunny Hill” ndonëse një festival me pretendime ndërkombëtare, frymoi shqip, meqë ishte Gashi ai që improvizoi në skenë duke u dëgjuar zëri i tij për Kosovën ngado.
Madje e bëri Dua Lipën që në mes të koncertit, të vallëzonte shotën!
Ndërsa tani është Bebe Rexha ajo që sërish në mesin e miliona ndjekësve të saj në Instagram, ka publikuar një video ku flet pak a shumë shqip.
Mbrëmë në një darkë punë në Majami, ajo ka takuar një shqiptar dhe dyshja bashkë kanë realizuar një video të cilën mund ta shihni më poshtë: