Një vjehërr e mirë, një çift i lumtur! Kështu kujdeset vjehrra e Venera Lumanit për të

By

Çifti Lindi dhe Venera me gjasë  që  nga lidhja e tyre e gjerë me tani po përjetojnë  momentet më  të  bukura që  dy partnerë  mund t’i kenë .

Që  të  dy ishin konkurrentë  në  garën The Voice of Albania dhe lidhja e tyre pati fillet e saj po nga ky event.

Të  dy këngëtarë  mjaft të  talentuar me një  vokal të  mrekullueshëm dhe që  të  dy nuk po ndalën se ndari pothuajse çdo moment lumturie që  ata po përjetojnë  qoftë  në  pushime qoftë  ndonjë aktivitet tjetër profesional dhe jo vetëm.

Lindi dhe Venera reflektojnë vetëm dashuri dhe poztivitet në  imazhet dhe videot që  të  dy ndajnë me fansat e tyre.

Ata ndajnë edhe skenën bashkë, duke përformuar këngët e tyre e përbashkëta dhe ato solo.

Mirëpo raportet e mira nuk përfundojnë jashtë çiftit. Edhe vjehrra e Venerës sigurohet që të kujdeset sa më shumë për nusen e saj të ardhshme, meqenëse se çifti shumë shpejtë do të martohen.

Pas një perfomance që ata kishin në qytetin e Pejës, ajo kishte përgatitur byrek për Venerën. Ishte këngëtarja e cila ndau këtë detaj në Instagramin e saj.

“Trajtim pas shfaqjes! Vjehrra ime e di më së miri.” – shkruan ajo në postimin saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm