Baby G i del kundër ish të dashurit, dëgjon rivalin e përbetuar të grupit të tij (VIDEO)

By

Ka pak javë që Baby G dhe i dashuri i saj Lim Hoti, janë ndarë.

Pak para ndarjes, çifti solli një projekt muzikor por i cili më pas u fshi nga kanali YouTube.

Tash pasi reperi pak ditë më parë postoi një fotografi pranë një femre misterioze, Baby G me sa duket i është kthyer kundër.

Artistja postoi një video provokative në Instagram dhe në sfond dëgjohet një këngë e Noizyt.

Nëse nuk e dini, Limi është pjesë e grupit të Stresit dhe Stresi e Noizy janë rivalë të përbetuar.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e ndarjes mes Baby G dhe Lim Hotit, veçse pas kësaj video ndoshta çifti s’do të bashkohet kurrë më./Prive.al

Artikuj të ngjashëm