Mund t’iu tingëllojë e befasishme mirëpo është e vërtetë!
Një prej prezantueseve më simpatike shqiptare të programeve rinore, po bëhet nënë për të parën herë!
Fjala është për Fatma Methasanin, vajzën e zbuluar në ‘MAD TV’ e cila që prej debutimit të parë me programin rinor dedikuar shoubizit shqiptar tërhoqi vëmendjen e shikuesve.
24 vjeçarja, siç zbulon portali shqiptar Blitz, është në muajin e tretë të pritjes së ëmbël, fryt i dashurisë me shefin e kuzhinës, Alfio Rrotani i cili pak kohë më parë festoi 30-vjetorin dhe një bebe ‘në rrugë’ për të ardhur duket të ketë qenë dhurata më e mirë.
Kujtojmë se çifti zyrtarizuan lidhjen e tyre vitin e kaluar dhe nga ajo kohë kanë qenë në vazhdimësi në fokus të portaleve që i kanë komentuar për jetën private, pushimet, punën dhe jo vetëm. /Prive.al