Cilën këngë të tij hezitoi ta këndojë Unikkatili në koncert?

By

Një tjetër moment interesant është shënuar në koncertin e mbrëmshëm të reperit Unikkatil i cili performoi për gati një orë hitet e tij të pavdekshme.

Një prej tyre, i cili edhe e identifikon reperin mungoi (për pak minuta)!

Fjala është për këngën ‘Ju ha për s’gjalli’, diss ndaj reperit Prince Double H, projekt i cili në kohën e vetë ishte një sukses i padiskutueshëm.

Viktori ka preferuar të mos e përfshijë këtë këngë në repertor duke zgjedhur që të mos e këndojë.

‘Pe lojmë rahat Hysenin sot. Ma mirë me i sha shk**et [serbët] se shqiptarët’ – është shprehur mes tjerash Unikkatili.

Sidoqoftë, ka qenë insistimi i jashtëzakonshëm i fansave prezent shkaku që Unikkatili është detyruar të ndërrojë mendje.

Siç raporton Prive.al, pas thirrjeve të vazhdueshme për diss-in ndaj Hysenit, me përfundimin e secilës këngë, në një moment, lideri i TBA për të plotësuar dëshirën e turmës, ka vendosur ta performojë duke i bërë thirrje DJ-it ta lëshojë.

Duket se refuzimi për të kënduar ‘Ju ha për s’gjalli’  lidhet me tendencën e reperit që t’i shmanget natyrës konfliktuale të viteve të rinisë, gjë e cila është e pamundur shkaku i preferencave të fansave. /Prive.al

View this post on Instagram

Faleminderit shqipet e mija. Ju du!!!

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial) on

Artikuj të ngjashëm