Reperja  famshme amerikane qenka shtatzënë? Dhe po ashtu po martohet

By

Reperja e famshme amerikane Nicki Minaj, sapo mund ta ketë konfirmuar se është shtatzënë dhe se është fejuar me të dashurin e saj Kenneth Petty.

Ka pasur shumë spekulime se 36 vjeçarja po pret fëmijë ndërsa kënga e saj e re duket se i konfirmon spekulimet e fansave të saj.

“Ai është Clyde për Bonnien tim, jam gati për tu nisur në altar dhe për tu bërë nënë”, thotë Nicki në këngën e saj të re.

Ndërsa tani së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi me të dashurin e saj Kenneth, ndërsa ende nuk i ka konfirmuar spekulimet që po qarkullojnë rreth saj.

Megjithatë është bërë e ditur se ajo ka marrë një licencë martese gjatë muajit të kaluar! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm