Publikimi i projektit të ri të Sevenit varet nga ju!

By

Këtë verë projektet duket të mos mungojnë as nga Seven Saraqi.

Artisti i njohur ka gati jo një por dy në total mirëpo publikimi i njërit prej tyre varet nga fansat.

‘Kushtin’ e ka zbuluar vetë Seveni përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet: ‘1000 komente dhe unë do publikoj një këngë për ju këtë fundjavë përpara se projekti kryesor të lansohet’.

Normalisht, fansat e Sevenit vetëm se kanë nisur të komentojnë për të plotësuar kushtin dhe kjo këngë nuk do të ‘shpëtojë’ pa u publikuar përgjatë fundjavës.

Se çfarë ka përgatitur këngëtari, mbetet ta shohim! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm