Me të marrë lajmin se Kryeministri aktual i vendit Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje, meqë tha se u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar, reperi Mozzik ka reaguar në rrjetet e tij sociale.
Haradinaj i cili njihet si komandant lufte dhe ka simpatinë e popullit për kontributin e tij në ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka edhe përkrahjen e komunitetit artistik.
Mozzik në profilin e tij në Instagram ka shkruar:
“Zoti të ruajt ty dhe familjen tënde. Nuk po të hiqet gazepi, por mos ta nin se mbrapa të rrin krejt mileti”.
Ramush Haradinaj dha dorëheqje dje nga posti i kryeministrit, me lot në sy, meqë u ftua nga Gjykata Speciale derisa kjo është hera e dytë që si kryeministër dorëhiqet për tu përgjigjur para gjykatave ndërkombëtare për veprimtarinë e tij gjatë luftës çlirimtare.