Këngëtarja e njohur shqiptare: Nuk kam dëgjuar kurrë për Taynën

By

Tayna mund të jetë sensacioni i vitit që kemi lënë pas edhe këtij, por besoni ose jo, këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare nuk ka dëgjuar asnjëherë për reperen.

Bëhet fjalë për Merita Halilin, e cila jeton tash e shumë vjet në Amerikë.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, artistja e muzikës popullore tha se nuk e njeh.

“Nuk e njoh dhe nuk mund të jap një opinion. Të më fali goca, mund të jetë shumë e talentuar, por ngaqë kam 23 vjet në Amerikë, nuk e kam ndjekur”, tha ajo.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën./Prive.al

Artikuj të ngjashëm