Pasi u zbulua se aktorja e famshme është shtatzënë, ajo bën të ditur gjininë e bebes

By

Aktorja e njohur e cila morri famë në serialin “Pretty Little Liars”,  Shay Mitchell me anë të Instagramit njoftoi ndjekësit dhe kolegët e saj se ajo është shtatzënë.

Shay ja doli ta mbante të fshehur për afër gjashtë muajsh por që tani më nuk do të jetë sekret. Ajo gjashtë muaj më parë njoftoi të gjithë për abortin e saj spontan duke ndarë dhimbjen. E kjo duhet të jetë arsyeja se pse aktorja vendosi që të mbante të fshehtë shtatzëninë e dytë.

“Kur jeni në sy të publikut, ka disa gjëra që dëshironi të mbani një sekret derisa të ndjeheni gati. Kjo, për mua, ka qenë më e vështira. Ajo do të jetë me të vërtetë kënaqësi dhe e bukur, që nuk duhem të përpiqem për të fshehur atë më, ” tha ajo në një klip ku ndau lajmin e bukur.

Duket se i gjithë rrugëtimi i saj i ëmbël do të jetë i mbushur me surpriza dhe këtë e themi pasi pamë se si çifti zbuloi gjininë e bebushit.

Shay postoi në kanalin e saj të YouTube-it një video ku bashkë me partnerin e saj bënë një sondazh me njerëzit e tyre më të afërt. “Çfarë mendoni se është, djalë apo vajzë?”

Rezultati i sondazhit ishte 6 vota për vajzë dhe 1 për djalë. Por supriza e vërtetë ishte kur në kopështin ku po qëndronin shfaqen 2 njerëz të veshur si Poëer Rangers; njëri rozë dhe tjetri bojëqielli.

Fillimisht, aktorja ishte e bindur se do të bëhej mamaja e një djali, por jo. Gjërat ndryshuan kur pas “përleshjes” së Poëer Rangers, ajo që fitoi ishte vajza!!

 

Artikuj të ngjashëm