Kim Kardashian fiton miliona nga gjyqi i fituar e Arbenita Ismajli fiton publicitet

By

Kim Kardashian West, ka fituar 2.7 milionë dollarë nga padia kundrejt një kompanie mode amerikane me emrin Missguided USA.

Ylli i reality TV, e kishte paditur këtë brend duke deklaruar se ata e kishin përdorur emrin e saj për të shitur rroba dhe kishin kopjuar veshjet e shtrenjta të dizajnerëve që vishte ajo. Kim e kishte paditur këtë kompani meqë ajo e shfrytëzonte sistematikisht emrin e  bukuroshes së famshme, për ta promovuar web faqen e saj. Vendimi i Gjykatës Qendrore të Virgjinias, thotë se Missguided USA, i ndalohet që ta përdor emrin e Kim Kardashian West për të bërë tregti e shitje të produkteve. Dokumentet e gjykatës theksojnë se kompania ka dështuar që ta mbrojë veten dhe Kim Kardshian fiton 2.1 milionë dollarë për dëmet, edhe 47 mijë dollarë për tarifat ligjore.

Për kompaninë e paditur në fjalë, pozonte modelja shqiptare me plot hire Arbenita Ismajli. Në fotot e shpërndara Albenita shihej e veshur me një fustan identik të kopjuar nga Kim.

Pas kësaj ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi. Ajo ka shpërndarë në Instastory një lajm të medias së famshme MTV ku shihet fotografia e saj, dhe ajo shkruan:

“Nuk e di nëse është e vërtetë, por unë jam në lajmet e MTV-së amerikane” /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm