Pushimet e Adelina Tahirit, sigurisht s’do të jenë ndryshe nga jeta luksoze që bën!
Këngëtarja e famshme nga Shkupi, sapo ka nisur t’i kalojë ca ditë larg nga e gjithë bota me bashkëshortin e saj, avokatin maqedonas Serjozha Markov dhe të birin Jonin.
LAJMI VAZHDON:
Tahiri ka ikur për në Mauritius një ishull fantastik në Afrikë, në një hotel që ofron gjithçka si në ëndrra.
Fjala është për Four Seasons në Mauritius, vend ky që Adelina e ka përzgjedhur kësaj radhe, e Prive zbulon se vetëm një natë në një suitë të këtij hoteli, kushton 1436 euro, shto këtu faktin që vetëm dhoma kushton kaq, ndërsa çdo gjë tjetër paguhet ekstra!
Me një përllogaritje të thjeshtë, i bie që këngëtarja të ketë shpenzuar 20 mijë euro për dy javë pushime në këtë vend.
Madje ajo nga pushimet ka publikuar disa fotografi shumë private, ku e paraqet edhe bashkëshortin e saj në të brendshme!