Sikur të mos kishin asnjë punë në këtë botë, Getoar Selimi e Marina Vjollca, potencialisht janë cifti shqiptar që bëjnë më së shumti pushime.
Sa i ke këtu e sa atje, sa në Milano, sa në Londër e tani paskan ikur në Shtetet e Bashkuara.
Dyshja së pari i nisën pushimet verore në ishullin Barbados, që ndodhet në lindje të ishujve Karaibe, atje ku plazhet dhe botanika janë thjesht magjepsëse.
Foton e parë nga destinacioni i ri magjepsës e ka postuar Marina në Instastory-n e saj duke treguar se pas Barbadosit ajo dhe bashkëshorti kanë zgjedhur të pushojnë sërish, diku tjetër.
Mesa duket Getoari para se të nisë sezonin e ngjeshur veror me koncerte, ka vendosur që së bashku me partneren të marrin gjithë energjitë e duhura duke qenë se vera është sezoni që e gjen reperin në krye të detyrës./ Prive.al