Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë interpretuar për herë të parë në një program televiziv këngën ‘Kuq e zi’.
I gjithë publiku ishte i veshur me fanelat e kombëtares meqë kjo këngë i kushtohet ekipit të futbollit shqiptar.
Përpos interpretimit që ndezi skenën e ‘Top Fest’ në sy binte edhe veshja e Elvanës e cila kishte të përfshirë edhe motive shqiptare.
Ky krijim mban firmën e Valdrin Sahitit teksa për flokët dhe grimin janë përkujdesur Sellma dhe Kaci.
Kuq e zi aktualisht është një ndër këngët më të dëgjuara në top listat shqiptare./Prive.al