Kur je në një lidhje të gjatë dashurie, është mirë që ta rizbulosh se pse e do partneren apo partnerin. Çfarë të bëri të biesh në dashuri me të?
Aventura, takime romantike edhe pas pesë vitesh bashkë, të qeshura pa fund dhe pse jo, një shëtitje me ROLLERA!
Një super ide që së fundmi na e dhanë këngëtarja e modelja Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl.
Dyshja pasditen e djeshme e kanë kaluar duke e shijuar bukurinë e një parku në Shtetet e Bashkuara ku edhe jetojnë prej kohësh, duke bërë ato aventurat fëmijërore me rollera.
Kjo verë do bëhet patjetër më e bukur nëse me partnerin provoni një gjë si kjo, dhe diçka e keni të sigurt: njëri nga ju do rrëzohet, dhe të qeshurat i keni të garantuara.
Pse jo, edhe t’i mbani telefonat ndezur për një video që do ngelej kujtim i bukur nga vera 2019-të!