Blero baba krenar, shihni notat e fundvitit që Tara solli në shtëpi

By

Ajo është nëntë vjeçare dhe tashmë e ka përfunduar klasën e katërt!

Tara Muharremi, vajza e vetme e ish çiftit Blerim Muharremi dhe Teuta Krasniqi, po i bën shumë krenarë prindërit e saj.

Si vajzë e mbarë që është, Tara ka sjellë në shtëpi librezën e notave me përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë të klasës së katërt.

Vogëlushja ka marrë të gjitha pesa dhe duket se çdo lëndë mësimore në shkollë i shkon shumë, ndërsa Blero, si baba krenar që është, e ka publikuar në Instagramin e tij një fotografi të kësaj libreze – e cila na solli edhe nostalgji.

Në anën tjetër, edhe pak muaj na ndajnë nga martesa e Bleros me të fejuarën e tij për gjatë kohë, Afrona Dikën, e cila do të organizohet në Shqipëri, e do të jetë një dasmë gjigante me statusin V.I.P.

Artikuj të ngjashëm