Emina Çunmulaj, modelja e famshme shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara po bën katër vjet që është martuar.
Para katër vitesh ajo e kurorëzoi dashurinë e saj me miliarderin izraelit Sam Nazarian, me një dasmë tradicionale ndërsa sot e ka kujtuar ditën e martesës së saj me një dedikim që i bëri burrit të saj.
Modelja derisa shprehet shumë e lumtur me jetën e saj bashkëshortore, duke përmendur se është e bekuar me dy vajzat që kanë çifti, Ellën dhe Mian.
“Dashuria ime, urime përvjetorin. Katër vjet dhe dy vajza të bukura. Jeta është e bukur. Hej, hajde të bëjmë edhe një bebe”, ka shkruar Emina duke treguar se çifti planifikojnë edhe një tjetër fëmijë bashkë.
Si duket Emina dëshiron nga burri i saj që në natën e përvjetorit të tyre të nisin beben e tretë. /Prive.al