Një stil flokësh që nuk del kurrë nga moda, ja disa të famshme tona që na e vërtetojnë këtë

By

Flokët e mbledhura topuz janë padiskutim trendi i këtij sezoni. Por është një botë e tërë me versione se si mund ta rinovoni topuzin tuaj, të cilat mund të eksplorohen lehtësisht për të kaluar përtej topuzit klasik të balerinës.

Ky lloj modeli flokësh është shumë versatil, mund t’a krijoni në stil më elegant ose të ç’rregullt pavarësisht zonës së komoditetit tuaj. E më e rëndësishmja, topuzi kombinohet me çdo veshje, grim dhe event.

E tani që erdhi vera, nëse shikoni përreth zyrës suaj ose në rrugë, 99 % prej nesh i ka flokët e kapura sipër. Kështu që mbajini të kapura dhe njëkohësisht me shumë stil.

E vërteta është kjo: Topuzi është trendi i verës në rrugë dhe në evente të ndryshme.

Këtë lloj modeli flokësh po e preferojnë shumë edhe të famshmet tona.

Për një dukje më elegante dhe të kuruar, topuzi si Liberta Spahiu, Nora Istrefi dhe Ryva Kajtazi janë zgjedhja e duhur.

Mirëpo nëse anojmë nga një topuz më  ç’rregullt dhe veshje më të përditshme Kida, Lori Hoxha, Ariana Fejzullahu dhe Adelina Tahiri japin ide të shkëlqyera.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm