Një fotografi e vetme e publikuar nga çifti i famshëm në Instagram, zgjoi dyshimet se ata po prisnin fëmijë.
Dhe kjo nuk është hera e parë që Marina Vjollca e Getoar Selimi, shkaktojnë debate në rrjetet sociale në mes fansash rreth asaj nëse do bëhen prindër apo jo!
Dyshja e njohur që kanë gati se dy vjet të martuar, pozuan pranë njëri tjetrit në një limuzinë, derisa Marina ishte shtrirë në ulëset e makinës, e Geti po i mbante barkun.
Kaq mjaftoi që rrjeti të “çmendej”.
Mirëpo, burime të Prive pranë çiftit e kanë mohuar kategorikisht se Marina është shtatzënë. Çifti ende nuk kanë vendosur t’i japin epitetin prind vetes së tyre.
Prandaj me sa duket, “Ska gjë të re nga Marina”, siç thotë edhe populli…