Don Phenom rrëfen detaje nga koncerti i Unikkatil – ky është roli i reperit

By

Njëri ndër reperët më të preferuar të shqiptarëve, po vjen në Kosovë. Prive raportoi javë më parë se Unikkatil do të vijë në Mitrovicë, në një koncert të përmasave botërore.

Data finale e ardhjes së reperit në Kosovë, është 27 korriku i këtij viti, ndërsa plot detaje janë bërë të ditura tashmë.

Prive mëson se ky do të jetë edhe koncerti i fundit i tij në trojet shqiptare e ai do e përmbyll karrierën me këtë performancë

Ndërsa është bërë e ditur se për adhuruesit e tij, në Mitrovicë ai vjen me plot surpriza

E në koncertin e Unikkatil, sigurisht do jetë edhe pjesëtari i grupit, reperi Don Phenom, i cili për Prive ka rrëfyer një detaj simpatik!

“Në koncertin e Unikkatilit unë do të jem i pari që do ta bëjë posterin kur të dali. Akoma s’i kemi marrë posterat”, ka thënë ai në intervistën “Qitja Pikën” në Prive. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm