Që tani e tutje mos bëni këto gabime gjatë dushit

By

Ndoshta mendoni se mënyra se si bëni dush është mënyra e  duhur. Epo nuk është punë që mund ta bësh gabim, përderisa e pastron trupin dhe flokët. Mirëpo, sa i përket kujdesit ndaj lëkurës dhe flokëve ju mund të ndryshoni rutinën tuaj, në një rutinë më efektive dhe të shëndetshme.

Laheni me ujë me temperaturë të lartë

E dimë që uji i nxehtë është shumë i këndshëm, por kjo e thanë lëkurën tuaj tej mase. Dushet super të nxehta e zhveshin lëkurën nga vajrat e saj natyral dhe e dehidraton duke e tharë shumë. Bëni dush më të shkurtër, 10-15 minuta që as flokët tuaj mos të humbin nivelin e lagështisë. Sa më e thatë lëkura aq më të larta janë gjasat që lëkura juaj të skuqet sepse është më e lehtë që bakteret të penetrojnë nëpër të qarat e lëkurës tuaj.

Image result for hot shower

Rruheni në fillim të dushit

Kjo duhet të jetë një nga proceset më të mërzitshme kur pastrohemi. Por, për lëkurë të lëmuar sekreti është të rruheni në fund të dushit. Sepse atëherë qimet janë zbutur dhe poret janë  hapur, gjë që e bën rrojtjen më të lehtë. Një tjetër këshillë, mos e mbani briskun e rrojës në dush sepse avulli ndryshk më shpejtë metalin. Në vend të kësaj zhyteni briskun në vaj e cila parandalon oksidimin e metalit dhe e mbanë të mprehtë për më gjatë.

Related image

 

Përdorni sfungjerë trupi të vjetër

Sfungjerët mbledhin shumë baktere dhe myshk për shkak të kushteve të lagështa ku ato ruhen. Idealisht, sfungjeri i trupit nuk duhet të përdoret më gjatë se një muaj dhe pastaj të zëvendësohet. Që të mbani sfungjerët tuaj në gjendje më të mirë, pas dushit shpërlajini mirë dhe e lini të thahet. Ruajeni në një vend të thatë dhe jo në dush.

Image result for sponges and loofahs in shower

Burimi: Hudabeauty.com

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm