Në ditëlindjen e Ledionit, Sara zbulon gjininë e bebit të dytë

By

Sara Hoxha trashëgimtarja e Top Channel, gushtin e kaluar u martua me prezantuesin e njohur Ledion Liço. Ata janë prindër të një djaloshi dy vjeçar që quhet London Noor.

Pak javë më parë, Sara Hoxha e bëri publik lajmin se ajo dhe bashkëshorti Ledioni do të bëhen prindër sërish dhe janë në pritje të ëmbël. Detaje tjera nuk u dhanë.

Mirëpo, sot për ditëlindjen e Ledionit i cili po mbush 33 vjet, Sara postoi në Instagram një foto nga dasma e tyre. Këtij postimi ajo i bashkëngjiti edhe një përshkrim të ndjerë:

“Si sot, vite më parë, në ditëlindjen e tij, njoha shpirtin tim binjak. Nuk mund të kisha kërkuar burrë dhe baba më të mirë për dy djemtë tanë. Të dua!

P.S.: Edhe pse nuk je në rrjetet sociale, e di që kërkon postimet për mua 24 orët e fundit çdo ditë.”

Nga vetë postimi i Sarës, kuptuam që çifti janë në pritje të një djali. Londoni i vogël shumë shpejtë do jetë vëllai i madh.

 

Artikuj të ngjashëm