Dafina Zeqiri me sa duket ka vendosur që t’i provojë të gjitha ngjyrat e flokëve.
Pas bjonde platinum, këngëtarja ka ‘rrezikuar’ dhe flokët e saj i ka kthyer në blu të çelët.
Ajo postoi video në llogarinë e saj në instastory, ku shihet me pamje të re.
Edhe pse kjo ngjyrë është e rrallë në flokë, këngëtarja po duket shumë bukur dhe mund të themi lirisht se po i shkojnë shumë.
Kënga e saj e fundit është “La Reina” ku poashtu u paraqit me stile të ndryshme si në veshje ashtu edhe në flokë./Prive.al