Modelja shqiptare Almeda Abazi, po shijon në maksimum mëmësinë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Tolgahan, kanë filluar pushimet prej ku edhe ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Çifti ka disa vite bashkë mirëpo para një muaji janë bërë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Efehan.
Teksa mbante djalin në krahë Almeda, ua uroi Bajramin të gjithë ndjekësve të saj por nuk e bëri të ditur lokacionin.