Muajin e kaluar, Linda Halimi u bë nënë.
Këngëtarja e cila ka kohë që jeton në Amerikë, solli në jetë vajzën e saj Kaimana, duke mbajtur të fshehur shtatzëninë deri në momentin e fundit.
Sidoqoftë, Linda tashmë na ka njoftuar me vajzën e saj dhe shpesh herë bën postime me të.
Por, sot këngëtarja publikoi momente para lindjes gjatë kohës kur ishte e shtrirë në spital.
“Kjo është dita kur isha përballur me frikërat, shqetësimet, emocionet, lumturinë, dashurinë e pastër të njohur të njerëzimit! Unë kam qenë padyshim e fryrë, e prekshme, emocionale! U përpoqa të bëj momentet e mia të fundit të shtatzënisë qesharake! Dhe kjo këngë nga Ariana, më dha ndjenjën e krenarisë dhe hyjnisë në një nivel tërësisht tjetër! Perëndia është me të vërtetë një grua”, shkroi ajo nën videon të cilën ju mund ta shihni më poshtë./Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bx99f5AhMWZ/