Njëra ndër gratë më të bukura, ka qenë pre e bulizmit për shkak të pamjes

By

Priyanka Chopra, aktorja indiane që vlerësohet edhe si njëra ndër gratë më të bukura në botë, ka qenë viktimë e bulizmit për shkak të ngjyrës së saj të lëkurës.

Aktorja 36 vjeçare, ka folur për këtë eksperiencë në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press.

“Trajtohesha ndryshe sepse kam ngjyrë të kaftë të lëkurës. Jam përballur me sjellje me të vërtetë raciste kur isha në klasën e 10-të të shkollës së mesme. Më quanin ‘Brownie’ dhe ‘Curry’, dhe këto gjëra kanë ndikuar shumë në jetën time kur isha fëmijë sepse e afektuan vetëbesimin tim”, ka thënë ajo.

“Nuk do ta lejoj askë më të më bëjë të ndjehem ashtu. Mënyra se si ne njerëzit i trajtojmë ndryshe, vjen nga bagazhi kulturor që kemi por megjithatë shoqëria mund të ndryshojë”, është shprehur Chopra. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm