Të gjithë e dimë momentin kur aktori Nikolaj Coster-Waldau, karakteri i Jaime Lannister në Game of Thrones, e humbi dorën e tij të djathtë në sezonin e tretë, mirëpo në mënyrë të mistershme dora doli sërish në pah në një fotografi të episodit të fundit.
Imazhi është lansuar për mediat nga HBO, mirëpo gabimi i tyre u vërejt shpejt nga fansat dhe më pas produksioni e hoqi fotografinë nga interneti, megjithatë, dikush ia doli ta ruajë.
Fotografia është realizuar në episodin e ri “The Bells”, në momentin kur Jaime dhe Cersei po përqafoheshin me njëri tjetrin në momentet fundit të jetës!
Dhe ja ku është dora që Lannister e humbi shumë kohë më parë…