Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë, deri në ditën kur do të mbahet Eurovision.
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, do përfaqësojë Shqipërinë, me datën 16 maj kur edhe fillon.
Para disa ditëve, u bë e ditur se Jonida nuk do të jetë e vetme në skenën gjigante sepse ajo do të shoqërohet edhe nga artistët e rinj Ëendi Mancaku, Artemisa Mithi dhe Tiri Gjoci, si backvokale.
Ndërsa sot, është publikuar një video e shkurtër në YouTube që tregon provën e parë të këngëtares.
Ajo që ra në sy ishte veshja e saj të cilën do ta ketë edhe gjatë performancës në natën e madhe.
Më poshtë mund ta shihni videon./Prive.al