Lajmi i fundit: Bebja mbretërore po vjen në jetë, Meghan Markle shtrohet në spital

By

Mediat britanike kanë raportuar se dukesha e Suseksit Meghan Markle, i është nënshtruar regjimit spitalor për të sjellë në jetë fëmijën e parë me Princin Harry.

Britanikja Standard raporton se ajo iu është nënshtruar procedurave qysh sot në mëngjes.

Fëmija që vjen në jetë është i shtati në linjë për ta marrë fronin mbretëror, ishte paraparë të vinte në jetë në fund të muajit Prill apo në fillim të muajit Maj.

Çifti më parë kishin thënë se bebja e porsalindur, nuk do ta bëjë atë daljen e parë publike në ditën e parë të jetës së tij, megjithatë kjo është cilësuar si shkelje e traditës mbretërore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm