“Fortuna” – albumi i Tunës, pati sukses jashtëzakonisht të madh.
Të gjitha këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen kudo.
Secila kënga e punuar deri në detaje, ka marrë miliona klikime në YouTube, duke dëshmuar se albumi arriti të jetë njëri ndër më të pëlqyerit gjatë këtij viti.
Pasi shijoi suksesin, Tuna iu rikthye koncerteve.
Këngëtarja ishte mbrëmë në Tiranë dhe pati për të thënë diçka pasi publikoi një video në Instagram.
“Pas 2 muajsh nga dalja e “FORTUNËS” erdha mes publikut. Tirana më konfirmoi fuqishëm që çdo mesazh, çdo video, çdo story që ma dërgoni është e vërtetë. Ju faleminderit që doni hala”, ka shkruar ajo.
Në anën tjetër, para pak ditësh, djali i saj Tian, mbushi dy vjet jetë./Prive.al