Priti 10-të vjet për Ledina Celon – këngëtarja tregon historinë romantike me bashkëshortin

By

Ledina Çelo është prej 10-të vitesh e martuar me Naim Kabashin, ish-kampionin shqiptar nga Kosova të kick box-it, me të cilin tani jeton në Gjermani.

Së fundmi këngëtarja është rikthyer në Shqipëri ku ka dhënë një intervistë në emisionin “Xing me Ermalin” dhe ka rrëfyer historinë e njohjes me bashkëshortin kosovar.

Ata ishin takuar shumë kohë më parë në një koncert në Zvicër dhe Kabashi i kishte kërkuar që të kishin kontakt, megjithatë Ledina nuk kishte qenë e interesuar.

Por ajo rrëfen se si pas 10-të vitesh nga takimi i parë, vëllai i Ledinës që jeton në Gjermani e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar që të fliste me Naimin.

Ndërsa Ledina thotë se për 9-të muaj afërsisht, ata kanë folur vetëm në telefon para se të takoheshin sërish.

Dyshja tani kanë një dekadë të martuar dhe kanë dy fëmijë, Erlisin dhe Perianën.

Një intervistë e Ledinës dhënë kohë më parë në Prive:

Artikuj të ngjashëm