Arya e Game of Thrones “heroina e vitit” – gjithçka që ndodhi mbrëmë GOT (klikoni edhe nëse s’e keni parë)

By

Mbrëmë në HBO është shfaqur episodi i tretë i sezonit të tetë të serialit më të ndjekur në botë Game of Thrones.

Madje mund të thuhet se ky ishte episodi më i pritur i gjithë historisë së serialit, që gjithsejtë ka tetë sezone.

Fansat e Game of Throne kanë pritur shumë gjatë për një betejë si kjo, që është beteja më e gjatë e xhiruar ndonjëherë në historinë e kinematografisë botërore. Ka pothuajse mbi 30 minuta luftime intenzive.

Image result for arya game of thrones

Ajo që Prive ua sugjeron kosovarëve që ende s’e kanë parë, është ta shohin serialin në mbrëmje apo në ndonjë vend të errët sepse i tërë episodi është i xhiruar në hapësira të errëta.

Një lajm i mirë: Pothuajse të gjithë personazhet e juaja të preferuara shpëtojnë.

Përvec Sir Jorah, Theon Greyjoy dhe Mbretit të Natës që në fund të serialit, vdes.

Luftimet e njëpasnjëshme në fushëbetejën e veriut apo Winterfell janë ekzaltuese, në çdo moment pritet të vdes dikush.

Por fare në fund, është Arya ajo që e vret Mbretin e Natës në mënyrën më të mahnitshme që keni mundur ta paramendoni.

Ajo e shpëton edhe vëllain e saj Bran, i cili e ka jetën në rrezik nga Mbreti i të vdekurve, që arrin t’i ngjallë po ashtu pothuajse të gjithë ushtarët e rënë në luftë duke i kthyer të gjitha luftimet në zero.

Megjithatë në momentin që Arya vret Mbretin e Natës me armën e saj prej celiku valerian, e gjithë ushtria e tij zhduket dhe shndërrohet në hi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm