Këngëtarja e mirënjohur, Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” ka lansuar albumin e saj “Mindil”, dhe të ardhurat nga ky recital promovues i ka dhuruar për mbështetjen e fëmijëve të braktisur në SOS Fshatrat e Fëmijëve, raporton Klan Kosova.
Rona Nishliu është pjesë e platformës avokuese Miqtë e Fëmijëve, platformë kjo e inicuar dhe e koordinuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.
“Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj, e cila do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën, duke synuar rritjen e vetëdijesimit të institucioneve relevante dhe popullatës së gjerë, mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe investimin afatgjatë në fëmijë.