Kjo javë mund të cilësohet si ‘Java e Eurovisionit’. Mbrëmë është mbajtur nata e dytë gjysmë finale e këtij eventi europian e duke u nisur nga kjo këngëtarja Teuta Kurti ka kujtuar një këngë.
Bëhet fjalë për përfaqësimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 2006.
Atë kohë ky shtet është përfaqësuar me këngën ‘Lejla’ nga Hari Mata Hari.
Duke publikuar këtë këngë Kurti ka shkruar: ‘Edhe 2000 vjet këngë më të bukur s’ka me pas Eurovizioni qaq..’
Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga Elhaida Dani e cila ka arritur në finalen që do mbahet nesër mirëpo pak mbështetje ka marr nga kolegët e saj e ka pasur të tillë që edhe e kanë kritikuar./Prive.al